12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeHeqja e Balancuesit, Delegacioni i BE-së: Presim të shohim propozimet për përfaqësimin...

Heqja e Balancuesit, Delegacioni i BE-së: Presim të shohim propozimet për përfaqësimin e drejtë

Heqjen e Balancuesit e ka komentuar edhe zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

Nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave, Delegacioni i BE-së e thekson rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa thonë se po presin se cila do të jetë zgjidhja e përfaqësimit të drejtë pas shfuqizimit të Balancuesit si mekanizmi i vetëm që ishte për ndalimin e majorizimit të etnive joshumicë gjatë punësimit në institucionet e shtetit.

“Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike”, thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Është në dorën e autoriteteve maqedonase që të sigurojnë respektimin e parimeve, thuhet në njoftim.

“Vendimi i Gjykatës vjen pasi qeveria njoftoi synimet e saj për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar Balancuesin. Presim të shohim propozimet”, kanë thënë nga Delegacioni i BE-së në vend. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments