E pyetur për procesin e hapjes së Kushtetutës në Maqedoninë e Veriut dhe mundësinë që bashkë me ndryshimet kushtetuese për kyçjen e bullgarëve brenda saj, të hiqet edhe “20 përqindëshi” për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri me dije se shqiptarët i kanë numrat për një gjë të tillë. Ajo bëri thirrje për ti shfrytëzuar të gjitha instrumentet demokratike për ta shtyrë përpara këtë çështje, përcjell Klan Macedonia.“Mendoj që shqiptarët kanë çdo instrument demokratik në dorë për ta bërë në gjë të tillë të mundshme. Vet numri i tyre brenda Parlamentit ua mundëson një gjë të tillë dhe besoj që nëpërmjet sjelljeve të përgjegjshme do të shtyjnë përpara kërkesat, të cilat janë në interes të të gjithë shqiptarëve që janë në Maqedoninë e Veriut. Është shumë me rëndësi që ta shohim Maqedoninë e Veriut duke bërë hapa përpara në integrimin në BE sepse sa më shumë që shtetet tona ecin drejt BE-së, aq më mirë do të jetë për paqen dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi Vjosa Osmani në Klan Debat .KlanMacedonia