7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmeHARXHIMET E ALI AHMETIT NË HAGË DO TË MBULOHEN NGA BUXHETI I...

HARXHIMET E ALI AHMETIT NË HAGË DO TË MBULOHEN NGA BUXHETI I KOSOVËS

Kuleta e shtetit të Kosovës do të jetë në dispozicion për avokatët e të akuzuarve potencialë të Gjykatës Speciale, për familjarë të të akuzuarve e edhe për të liruarit e mundshëm nga akuza. Nuk do të ketë transparencë për një numër shpenzimesh, meqë procedurat për to shteti do t’i trajtojë si konfidenciale.
Burime nga qeveria kosovare ekskluzivisht për Gazetën Lajm njoftojnë se nga buxheti shtetëror i Kosovës do të mbulohen edhe harxhimet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili poashtu është ftuar nga Gjykata Speciale. Të njëjtat burime thonë se shteti kosovar do të mbulonte edhe harxhimet e ndonjë shtetasi tjetër të Maqedonisë së Veriut, në rast se eventualisht ftohet nga Gjykata Speciale, qoftë si i akuzuar, ose si dëshmitar.
“Çdokush që ftohet nga Gjykata Speciale, pa marrë parasysh a është shtetas kosovar, ose jo, harxhimet do t’i mbulohen nga buxheti shtetëror i Republikës së Kosovës. Përjashtim do të bëhet për ata që vullnetarisht do të heqnin dorë dhe do të kërkonin që harxhimet mos t’i paguaj buxheti i Kosovës, por t’i paguajnë vetë. Kjo vlen edhe për Ali Ahmetin edhe për ndonjë shtetas tjetër të Maqedonisë nëse eventualisht thrret, por edhe për shtetas të vendeve tjera nëse eventualisht do të thirren nga Gjykata Speciale në Hagë”, theksojnë burimet tona qeveritare në Prishtinë.
Ndërkohë gazeta “Koha Ditore” e Prishtinës ka siguruar tri udhëzime administrative për këto harxhime.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka kërkuar këtë javë që këto dokumente të firmoseshin nga kryeministri Avdullah Hoti. Kreu i Qeverisë ka refuzuar të hedhë firmat në to. Por nuk e ka ndalur procesin e hyrjes në fuqi të tyre. Në mbledhjen fundit të Qeverisë ai ka thënë se për përmbajtjen e edhe për nënshkrimin është përgjegjës vetëm ministri.
Njëri udhëzim administrativ siguron mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencialë për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Speciales. Tjetri siguron mbështetjen e nevojshme financiare për anëtarët e ngushtë të familjes së personave të akuzuar potencialë, për shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës. E dokumenti i tretë siguron kompensimin e personave të akuzuar për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, të shpallur të pafajshëm me vendim të plotfuqishëm.

Udhëzimet administrative janë hartuar në kohën kur pritet të konfirmohen aktakuzat e para nga Specialja, e cila ka në mandat të trajtojë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, të përfshira në raportin e miratuar nga Këshilli i Evropës, e të hartuar nga senatori Dick Martyt. Për të tilla krime u është faturuar përgjegjësia disa prej krerëve të UÇK-së. Deri tash, një numër eksponentësh të gueriles që e ka udhëhequr luftën për t’u çliruar nga Serbia janë intervistuar në Gjykatën Speciale, e cila e ka selinë në Hagë, ndërkaq organi i akuzës ka kumtuar muajin e shkuar se presidenti Hashim Thaçi e edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, janë në mesin e të dyshuarve.
Udhëzimi Administrativ për mbrojtjen juridike të personave të akuzuar potencialë për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Speciales parasheh mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes për të gjithë të akuzuarit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments