3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaHAPJA E SHKOLLAVE NUK NDIKON NË RRITJE TË INFEKTIMIT NË FINLANDË

HAPJA E SHKOLLAVE NUK NDIKON NË RRITJE TË INFEKTIMIT NË FINLANDË

Finlanda nuk ka vërejtur përhapje më të madhe të koronavirusit prej kur ka hapur shkollat në filim të muajit maj, ka thënë drejtori për siguri shëndetësore në Institutin finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie, Mika Salminen.

“Koha ka qenë e shkurtër, mirëpo deri më tani nuk kemi të dhëna”, ka thënë Salminen në një konferencë për media, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Finlanda ka nisur të rihapë shkollat dhe qendrat për qëndrim ditor nga 14 maji, pas gati dy muajve të izolimit.

Të enjten, autoriteti shtetëror për shëndetësi ka raportuar për 51 raste të reja me koronavirus në Finlandë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që lidhen me këtë virus në territorin finalandez ka shkuar në 313.RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments