18.4 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeHapen të gjitha vendkalimet kufitare, por masat mbesin të njëjta

Hapen të gjitha vendkalimet kufitare, por masat mbesin të njëjta

Qeveria në seancën e sotme solli vendim t’i hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend,  por në fuqi edhe më tutje mbesin masat  si paraqitja e testit negativ valid  PCR gjatë hyrjes në vend dhe vetizolim i obligueshëm prej 14 ditësh. Risi është që të huajt, në vend se sikur deri tani të mund të transitojnë  në vend  vetëm përmes  vendkalimeve kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë, dhe atë në afat prej pesë orëve të mund ta  bëjnë dhe përmes  vendkalimeve tjera.

“Në këtë seancë Qeveria solli vendim  prej nesër, 17 qershor, të hapen  të gjitha vendkalimet kufitare në vend  me zbatim të ,masave  që janë aktive,  me ç’rast për hyrje  në Maqedoninë e Veriut  është i obligueshëm  testi valid negativ  PCR,  jo më i vjetër se 72 orë. Mbetet edhe masa  për nënshkrim të “Deklaratës  për vetizolim të obligueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, në bazë të së cilës  Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor  përgatit Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak, të cilën e kontrollon MPB”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Nga Qeveria sqarojnë se mbetet në fuqi edhe masa për  karantinë shtetëror në kohëzgjatje prej 14 ditësh, për të gjithë qytetarët ose të huajt me qëndrim të rregullt në vend, të cilët gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të bëjnë test valid  PRC ose do të dorëzojnë test jovalid  PCR.

“Mbetet edhe mundësia për qytetarët të cilët janë në karantinë shtetërore dhe që duan  t’u bëhet  test  PCR në kërkesë të tyre,  ajo t’u mundësohet  nga ana e institucionit të autorizuar  në afatin më të shkurtër. Ato qytetarë të cilët testin PCR e kanë negativ, nënshkruajnë “Deklaratë për  vetizolim të obligueshëm  në kohëzgjatje prej 14 ditëve”, ku llogariten edhe ditët  e kaluara në karantinë shtetërore dhe shkojnë në vetizolim të obligueshëm në adresën e përcaktuar  në deklaratën e dhënë. Nëse qytetarët nuk duan të bëjnë test me PCR, mbesin në karantinë 14 ditë, ndërsa pas atij afati nga ana e përfaqësuesve të autorizuar  të ISHSSH u përgatitet vendim  për kontroll shëndetësor dhe vetiozlim shtëpiak”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Në seancën e sotme Qeveria e ka plotësuar Protokollin  për transit të pandërprerë të shtetasve të huaj nëpër territorin  e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Prej  nesër  protokolli mundëson hyrje në të gjtiha vendkalimet kufitare të shtetasve  të shteteve tjera për transitim  nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbetet dispozita  në protokollin  i cili përshkruan se transiti i këtyre personave nënkupton  hyrje në njërin vendkalim kufitar dhe dalje në tjetrin  me obligim që gjatë transitit të mos dilet  nga autostrada përkatëse  ose rruga lokale  dhe ai të realizohet  në korrnizat e më së shumti pesë orëve  që konfirmohet me deklaratë  të cilën shtetasit e huaj  duhet ta plotësojnë  në hyrje,  ndërsa në dalje shfrytëzuesi duhet  ta dorëzojë te policia kufitare  me qëllim që të kontrollohet  kohëzgjatja e kalimit”, informojnë nga Qeveria. sa/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments