15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeHan / Të zbardhen plotësisht skandalet korruptive

Han / Të zbardhen plotësisht skandalet korruptive

Eurokomesari për zgjerim, Johanes Han ka kërkuar nga qeveria që të zbardhen të gjitha skandalet korruptive, duke shtuar se duhet menjëherë të ndërmerren veprime konkrete nga të gjithë aktorët politik në vend për Prokurori të pavarur.

“Të gjitha partitë politike duhet të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe të fokusohen që në tetor të fitojnë datë për fillim të negociatave të vendit për anëtarësim në BE” ka theksuar Han.

Për të fituar datën në tetor është e domosdoshme që të vazhdojnë reformat në gjyqësor dhe të luftohet korrupsioni mirëpo edhe të arrihet marrëveshje për Ligjin për prokurorinë, ka porositur eurokomesari Johanes Han sot në Shkup. BE-ja duhet të mbajë fjalën, ka thënë Han.

Ai ka theksuar në lidhje me Ligjin për Prokurorinë duke thënë se ka disa vija të kuqe, ndërsa më e rëndësishme është që të gjendet zgjidhje dhe se faza e tranzicionit nuk guxon të përfundojë me raste të humbura.

“Asnjë nuk guxon të amnistohet për shkak të pamundësisë për të plotësuar afatet e caktuara. Ajo duhet të garantohet. Ne ashtu e shohim sundimin e së drejtës”, ka thënë Han, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Eurokomesari ka vlerësuar se sistemi gjyqësor duhet të punojë në bazë të rregullave dhe ajo duhet të respektohet nga të gjithë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments