12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeHalil Snopçe-ASH: Talat Xhaferi nuk respekton gjuhën shqipe në Kuvend, por nuk...

Halil Snopçe-ASH: Talat Xhaferi nuk respekton gjuhën shqipe në Kuvend, por nuk e mbështesim interpelancën kundër tij (Video)

Aleanca për Shqiptarët nuk mbështet interpelancën e inicuar nga VMRO-DPMNE dhe “E majta” kundër kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, shkruan gazeta LAJM. Megjithatë, deputeti Halil Snopçe thotë se opozita shqiptare ka shumë vërejtje për zbatimin e gjuhës shqipe në Kuvend.

“Kishim një inciativë për interpelancë nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe Lëvicës ndaj kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Arsyeja e kësaj interpelance është se në takimin e Parlamentit Evropian paska përdorur gjuhën shqipe që aspak nuk janë të arsyeshme për mendimin tonë. Ne kemi vërejtje ndaj punës së kryetari të Kuvendit, ne kemi vërejtjet tona të kundërta me arsyet që përmendin VMRO-ja dhe Levica, pra vërejtjet tona janë se nuk zbatohet gjuha shqipe si duhet në Kuvend. Se ne nuk kemi të drejtë t’i propozojmë amendamentet tona në gjuhën shqipe sepse ato nuk pranohen. Ne kemi vërejtje që kryetari i parlamentit i pranon propozimet nga ministritë vetëm në gjuhën maqedonase dhe pastaj shërbimet e Kuvendit i përkthejnë. Pra ne kemi shumë arsye për pakënaqëisë ndaj kryetari të Kuvendit por në asnjë mënyrë arsyet tona nuk përputhen me arsyet e interpelancës që e ka dorëzuar VMRO-ja me Levicën dhe nuk do të përkrahim interpelancën”, tha Halil Snopçe, deputeti i ASH-AAA-së./Gazeta LAJM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments