6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHaki Abazi: E tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit,...

Haki Abazi: E tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, derisa përjashton të vetët

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi e ka cilësuar aspak presidencial dhe fjalor të papërgjegjshëm deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi ku Lëvizjen Vetëvendosje e quajti ‘’ndërmarrje kriminale’’.

Abazi në një reagim të tij nga facebook-u, është shprehur se Lidhja Demokratike e Kosovës po i  mban ”zhagun” Presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

”Çdo parti do të duhej të distancohet nga deklarata që bëri Thaçi. Sidomos LDK!

Fjalori i papërgjegjshëm, kërcënues dhe aspak presidencial e bën edhe me jokushtetues se ç’është.
Nga fjalimet se nuk do t’i prisnim me çaj protestuesit deri tek veprimet e nëndheshme, duke interferuar me deputetët dhe vullnetin e tyre, sidomos të atyre që përfaqësojnë pakicat për të mos votuar qeverinë Kurti.

Insistimi i Thaçit që me çdo kusht të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, do të duhej të ishte e qartë për LDK se cilat janë motivet e tij dhe të distancohej për hatrin e elektoratit që i ka besuar votën për ta çkapur shtetin pikërisht nga kryeshefi i PRONTOs.

Është e tmerrshme të mendohet që LDK i mban “zhagun” Thaçit, përderisa përjashton të vetët . Është edhe më e tmerrshme kur përjeton heshtjen e atyre që kanë prindërit e vrarë në periudhën e pasluftës dhe vetem për fushatë i përdorin, sikur të ishin vetëm poster reklame që përdhoset sapo të përfundojë fushata.

Kaq jonjerëzor e pakurrizor të bën etja për pushteti!”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments