5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGypat e bllokuar shkak për ndërprerje të reja në furnizimin me ujë...

Gypat e bllokuar shkak për ndërprerje të reja në furnizimin me ujë në Tetovë

Tetova sot përsëri po përballet me ndërprerje në furnizimin me ujë, ndërsa bëhet fjalë për gypin e ujësjellësit f300 në rrugën “Cvetan Dimov”, por nga ndërmarrja komunale shpjegojnë se intervenimet janë me karakter më të vogël dhe nuk do të ketë probleme më të mëdha. Bëhet fjalë për bllokim të gypit për shkak të punimeve që zhvilloheshin javën e kaluar.

“Pasi javën e kaluar për shkak se kishte pëlcitur gypi kishte nevojë për zëvendësim të tij, tani këtë javë u paraqit bllokimi në disa vende për shkak të punimeve. Kjo ndodhi në gypin e ujësjellësit me gyp f300 nga Xhamia e Pashës përmes oborrit të ish shkollës mjekësore dhe në rrugën ‘Cvetan Dimov’ te Arkivi. Në pjesën e shkollës së mjekësisë ka reduktime me rrjet mbrojtës dhe kështu u detektua problemi. Aty po bëhet intervenimi i nevojshëm por këtë herë ai duhet të zgjasë shumë më shkurt se javën e kaluar”, deklaroi Lulzim Shaqiri, udhëheqës i laboratorit hidraulik pranë Ujësjellësit dhe Kanalizimit të ndërmarrjes komunale “Tetovë”.

Furnizimi me ujë është ndërprerë prej orës 15 te rezervuarët e qytetit për të gjithë konsumatorët dhe vlerësimet janë se do të zgjasë deri në orën 18. Normalizimi te të gjithë konsumatorët pritet gjatë natës.

Më të prekur përsëri janë amvisëritë në Bllok 70 dhe përgjatë rrugës “Braça Milladinovci”.

Javën e kaluar tri ditë një pjesë e madhe e Tetovës ishte pa ujë për pirje për shkak të pëlcitjes dhe nevojës për zëvendësim në dy vende të gypit të madh tip f300.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments