Me një minutë heshtje për bashkëluftëtarët e rënë në Lagjen e Trimave, ka filluar seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Shkup, për rastin Lagja e Trimave. Gjykimi ka filluar me tensione dhe me revoltë të shprehur nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, raporton gazetari i gazetës Lajm nga seanca e Apelit .
Ata nuk e kanë lejuar Gjykatësen të flasë maqedonisht. “Grupi i Kumanovës i drejtohet Gjykatëses maqedonase: Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju keni ardh “izbeglica” këtu”, ka thënë Val Zekaj i Grupit të Kumanovës, duke mos lejuar Gjykatësen të flasë. Atë e kanë përkrahur edhe anëtarët tjerë të Grupit. Ata kanë marrë autorizimin avokateve dhe kanë lëshuar senacën.