15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaGrupet e haxhilerëve fillojnë të mbërrijnë në Meke

Grupet e haxhilerëve fillojnë të mbërrijnë në Meke

Për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat që jetojnë në Arabinë Saudite, duke mos pranuar haxhilerë nga jashtë.anadolu agency

Arabia Saudite njoftoi se grupet e haxhilerëve që do të kryejnë Haxhin kanë filluar të vijnë në qytetin e shenjtë të Mekes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve (SPA) raportoi se në Meke janë ndërmarrë masa të rrepta kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Ndërkaq, Ministria e Haxhit dhe Umres paralajmëroi se Haxhi nuk do të mund të kryhet pa marrë leje paraprakisht dhe se këtë javë janë kapur 16 persona që e kanë shkelur këtë rregull.

Ndryshe, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat që jetojnë në Arabinë Saudite, duke mos pranuar haxhilerë nga jashtë.

Po ashtu, kriter për këtë vit është që haxhilerët të jenë nën moshën 65-vjeçare dhe të mos vuajnë nga sëmundje kronike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments