4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi shpjegon se pse Presidenti shqiptar është “i parealizueshëm”, kurse Kryeministri shqiptar...

Grubi shpjegon se pse Presidenti shqiptar është “i parealizueshëm”, kurse Kryeministri shqiptar “mundësi reale”

Sekretari organizativ i BDI-së Artan Grubi ka shpjeguar sot se pse është e vështirë që një shqiptar të zgjidhet President i Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndryshe është në zgjedhjen e Kryeministrit apo Kryeparlamentarit.

Artan Grubi para mediave

Artan Grubi para mediave

Geplaatst door TV21 op Zondag 21 juni 2020

Zgjedhja e një presidenti shqiptar, sipas Grubit, “është utopi për shkak të konstalacionit të sotëm”, e kjo sepse Presidenti zgjidhet në zgjedhje të drejtpëerdrejta nga populli, ndërsa zgjedhjen e një Kryeministri ose Kryeparlamentari shqiptar e quajti “mundësi reale” sepse të njëjtët zgjidhen në Parlament.

“Kryetari i shtetit zgjedhet e të lira me rreth gjysmë milioni vota, ndërsa kryeministri dhe kryeparlamentari zgjedhen nga shumica parlamentare me 61 vota të deputetëve. Andaj është më se e qartë për të gjithë që nuk ka asnjë korelacion midis njërës dhe tjetrës rreth mundësisë dhe mënyrës së zgjedhjes” tha Artan Grubi.- Advertisement –

Ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut ka ngjallur reagime të shumta. Për ta arritur këtë synim integristët kërkojnë besimin e qytetarëve me votë në zgjedhjet e 15 korrikut, ndërsa kanë kërkuar edhe mbështetjen e partive politike shqiptare, që përmes një platforme të përbashkët të dakordohen që pas zgjedhjeve partitë shqiptare të mbështesin atë subjekt maqedonas që do ta pranonte një kryeministër shqiptar në krye të ekzekutivit.

Dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja, nuk e mbështesin idenë e integristëve. Thonë se kanë kandidatët e tyre për mandatar. Partitë shqiptare idenë e BDI-së nuk e kundërshtojnë por e quajnë manipulim parazgjedhor të integristëve nga frika e humbjes. Dje kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se “propozimi i BDI-së është manipulativ” andaj aspak nuk dëshiron të merret me të.

“Aspak nuk është e sinqertë kjo deklaratë tani më pasi listat zgjedhore janë bërë gati. Gjithsesicli garon me listën e tij zgjedhore. Ku është ideja e dorës së zgjatur të tyre, dorë e cila saherë që është zgjatur nga ana jonë na kanë vënduar thikën pas shpine”, deklaroi Sela.

E BDI edhe pse ka dalë me idenë për kryeministër shqiptar, ende nuk e ka gjetur emrin e të njëjtit. Thonë se ende po konsultohen për gjetjen e një kandidati.

“Sa i përket kandidatit për kryeministër, zoti Ahmeti është duke zhvilluar konsultime intenzive me shoqërinë civile, botën akademike, përfaqësues të diasporës, intelektual dhe opinionist për emrin e kandidatit tonë për kryeministër të parë shqiptar të vendit andaj dhe ftojmë të gjithë shqiptarët, por edhe të tjerët të bashkohen rreth nismës sonë për të de-etnizuar edhe shtyllën e fundit të ekzistencës dhe supremacisë monoetnike” deklaroi sot sekretari organizativ i BDI-së Artan Grubi.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ditë më parë tha se emrin e kandidatit të partisë së tij për mandatar do ta bëjnë të ditur në ditën e parë të fushatës zgjedhore.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit Presidenciale, BDI mbështeti kandidatin koansensual Stevo Pendarovskin për kryetar të shtetit. Mbështetje për të dhanë edhe Partia Demokratike Shqiptare dhe Alternativa. Ndërkaq dy partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët mbështetën kandidaturën e Blerim Rekës për President./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments