8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGrubi: Ligjet e korridorit nuk do të bien në Gjykatën Kushtetuese

Grubi: Ligjet e korridorit nuk do të bien në Gjykatën Kushtetuese

Ligjet për korridoret nuk do të bien në Gjykatën Kushtetuese, janë konsultuar të gjitha shërbimet kompetente për 60 orët e punës për punëtorët, deklaroi zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi në Tetovë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se zgjidhja ligjore u mundëson punëtorëve me pëlqim paraprak me shkrim të punojnë jashtë orarit dhe të paguhen.

“Nuk do të bien në Kushtetuese. Nuk besoj se do të bien në Kushtetuese. Nuk shoh arsye pse do të kishte një iniciativë për në Gjykatën Kushtetuese sepse askund në ligje nuk përmendet  numri kontestues prej 60 orësh.  Koordinohet e gjithë puna   me shërbimin juridik në Qeveri, me Komisionin Legjislativ-Ligjor, me të gjithë ekspertët që i ka Qeveria dhe ministritë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale,  ashtu që nuk ka kurrfarë arsye absolute  as të kontestohet, as të shqyrtohet,  supozoj nga Gjykata Kushtetuese. Në fakt, zgjidhja ligjore parasheh që punëtorët mund të punojnë jashtë orarit siç munden tani, por për këtë duhet të japin pëlqim me shkrim që pranojnë të punojnë jashtë orarit dhe për këtë duhet t’u paguhet”, deklaroi Grubi.

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistemi Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Grubi, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot morën pjesë sot në rrethinë të Tetovë, me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Korridorit 8.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments