17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeGRUBI: I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI PËR FAMILJEN JASHARI DHE GJITHË DËSHMORËT E...

GRUBI: I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI PËR FAMILJEN JASHARI DHE GJITHË DËSHMORËT E KOMBIT

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, shoqëruar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryeparlamentari Talat Xhaferi si dhe nga ministra e deputetë, kryen sot homazhe pranë varrezave të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Grubi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga kompleksi memorial “Adem Jashari”, të shoqëruara me një dedikim prekës për sakrificën për atdhedashuri dhe lirinë e Kosovës, shembull ky të cilin e dha familja Jashari.

Statusi i plotë:

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe bashkëpartiakët Fatonin, Kreshnikun, Jetonin, Arbërin, Bajramin dhe Beratin bëmë homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Vendprehjet e tyre janë rrënjët e tokës së lirë të Kosovës, janë përkujtimi më i mirë i atdhedashurisë dhe lavdisë, kushtrim i përjetshëm për bashkim mbi idealin e mbrojtjes dhe përparimit të Kosovës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Jasharajt, të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit!
LAVDI!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments