Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka potencuar edhe njëherë, nëpërmjet profilit të tij në fejsbusk, se festa e BDI-së në Tetovë do të mbahet edhe se kjo festë u takon të gjithë qytetarëve për të arriturat e përbashkëta në dy dekadat e fundit.
“Edhe Kida në Tetovë, bashkë me Tayna, Nora Istrefi, Ghetto, Lumi B dhe S4MM.Festa ju takon qytetarëve për të arriturat e përbashkëta në dy dekadat e fundit. Të gjithë nga Kumanova, Shkupi, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga dhe vendet tjera të shtunën në Tetovë për festë familjare. E shtunë, 4 qershor 2022Sheshi Iliria, TetovëOra 20:30”, shkruan Grubi në fejsbuk.