Ish-emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar USAID-in për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.
Kryeministri Kurti me anë të një postimi në Twitter ka treguar që ka shpallur ankandin për 100 Megawat të energjisë solare në bashkëpunim me USAID-in.
E këtë postim e ka rishpërndarë ish-ambasadori Grenell që ka pyetur USAID-in se për çfarë arsyesh po i jepen ende ndihma qeverisë së Albin Kurtit.
Pse USAID-i po i jep ndihmë qeverisë së Albin Kurit kur ai është i dënuar dhe sanksionuar nga Perëndimi për nxitjen e njëanshme të dhunës? NATO i ka dënuar veprimet e Kurtit”, ka thënë Grenell.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian tashmë ka marrë një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës. Por fatmirësisht deri tash nuk ka pasur masa të zyrtarizuara nga ana e ShBA-ve, megjithëse ishin paralajmëruar nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Why is @usaid giving Albin Kurti’s government assistance when he is being condemned & sanctioned by the West for unilaterally instigating violence? NATO condemned Kurti’s actions. @USAmbKosovo @SamanthaJPower @tedcruz @MarshaBlackburn https://t.co/v16Uv8TGbG
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 23, 2023