6.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeGrenell: Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do...

Grenell: Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën

Grenell zbuloi disa detaje nga takimi i tij me Kurtin I dërguari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell në një intervistë televizve i ka bërë të ditura disa detaje të bisedave me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës. “Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë  Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”, tha ndër të tjera Grenell. Ai shtoi se për të nuk nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. “Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” deklaroi  Grenell. /21Media 

Lexo me shume: http://rtv21.tv/grenell-kurti-me-shikoi-drejt-ne-sy-dhe-me-tha-se-do-ta-heqe-taksen/
© RTV21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments