2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeGrenell: Jam krenar që jam homoseksual

Grenell: Jam krenar që jam homoseksual

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se po merr komente negative rreth orientimit të tij seksual.

Ai në emisionion ”Pressing” thotë se këto veprime duhet dënuar.

“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet. Jam shumë krenar që jam homoseksual, kështu si jam lindur dhe unë nuk tërhiqem nga kjo dhe mendoj se çfarëdo ofendimi anti-homoseksual ose homofobik duhet të dënohet gjerësisht”, ka thënë Grenell.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments