10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGrenell i tregoi Thaçit kur do të fillojë dialogu me Serbinë

Grenell i tregoi Thaçit kur do të fillojë dialogu me Serbinë

Grenell i reagoi Thaçit Emisari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell sot reagoi pas shkrimit të presidentit Thaçi, i cili u shpreh se javën tjetër do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për formimin e qeverisë së re. Grenell përmes një postimi në twitter u shpreh dialogu do të fillojë sapo të hiqet tarifa dhe reciprociteti ndaj Serbisë. “Posa të hiqen tarifat/reciprociteti (ndoshta këtë javë?), atëherë dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjerat do të vijnë së shpejti”, shkroi Grenell në twitter. Presidenti Hashim Thaçi sot deklaroi se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e Qeverisë së re. Ai në një status në Twitter u shpreh se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments