7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeGostivari zyrtarisht në rreth të dytë, Taravarit i munguan vetëm 0,31% të...

Gostivari zyrtarisht në rreth të dytë, Taravarit i munguan vetëm 0,31% të votave për fitore

Ndonëse mbrëmë Ziadin Sela e Arben Taravari shpallën fitore bindëse në Gostivar që në rreth të parë, kjo përsëri nuk ndodhi. Në fakt, Arben Taravari nga ASH/AA fitoi raundin e parë të zgjedhjeve mirëpo votat e tij nuk ishin të mjaftueshme për fitore që në raund të parë.

Nga ana tjetër Nevzat Bejta i BDI-së doli haptazi dhe pranoi humbjen por ai do të tentojë që në raundin e dytë “t’i bëjë pishman” disa votues të ASH-së por kjo do të duket vështirë sepse dallimi mes tij dhe Taravarit është rreth 2600 vota.

Arben Taravari në rrethin e parë fitoi 15724 vota apo 49,70%, që për 0.31% nuk arriti të fitojë në rreth të parë, ndërsa Nevzat Bejta fitoi 41,69%.

Kandidatët tjerë, Renata Elezi e PDSH-së fitoi 333 vota apo 1,05% ndërsa Fadil Zendeli 909 vota apo 2,87%.

Në rreth të dytë shkojnë Nevzat Bejta dhe Arben Taravari. Ngelet të shohim nëse do të ketë ndryshim në rreth të dytë apo Taravari përsëri do të ngelë edhe një mandat në krye të komunës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments