6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeGostivar / Të premten sërish do të protestohet kundër shtrenjtimit të...

Gostivar / Të premten sërish do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Ditën e premte me fillim në ora 19:00, në Gostivar sërish do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Kështu kanë bërë të ditur nga tifo-grupi “Kastriotët”, nga ku lusin qytetarët për përkrahje masovike.
“Marshi protestues do të fillojë nga Pallati i Kulturës, do të kalojë kah ELEM-i dhe do të përfundojë para objektit të EVN-së!
Lusim çdo qytetar të na bashkëngjitet në këtë protestë masive kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në kohë pandemie!”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit “Katsriotët”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments