-2.9 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeGOLGOTA QË E PËRJETUAN GRUPI “LEV TAHOR” NË MAQEDONI

GOLGOTA QË E PËRJETUAN GRUPI “LEV TAHOR” NË MAQEDONI

ME 15 FËMIJË TË URITUR BRIDHNIN RRUGËVE, E NË FUND U DETYRUAN TË LARGOHEN

Grupi religjioz “Lev Tahor” po qëndronte në Kumanovë që nga tetë shkurti. Kishte hyrë në shtetin tone legalisht dhe i kishte respektuar të gjitha procedurat ligjore. Gjithçka ishte në rregull deri të premten, kur një grup të rinj ishin mbledhur para shtëpisë ku ata qëndronin me qira.

“Të martën disa njerëz filluan ta ndjekin grupin tonë nëpër rrugë. Filluan të na ndjekin, të bërtasin, të na fotografojnë, fshiheshin në oborr. Ne mendojmë se janë keq të informuar, kanë dëgjuar për neve vetëm nga mediat, e ajo që kanë dëgjuar janë vetëm thashetheme të këqija dhe këtyre u besojnë. Por asnjëherë nuk kanë parë nga ne diçka të keqe, janë vetëm kureshtar dhe duan të mësojnë diçka. Është normal të jenë kureshtar. Ne sillemi ndryshe, vishemi ndryshe, flasim ndryshe”, tha përfaqësuesja e grupit “Lev Tahor”.

Edhe pse kishin paguar qiranë për një muaj, pas dy ditëve, iu erdhi urdhri nga pronarët e shtëpisë se duhet të largohen. Madje edhe iu dhanë tre orë që ti lëshojnë shtëpitë. 37 anëtarët e grupit, në mesin e të cilëve ishin edhe 15 fëmijë dhe 3 foshnje, duhej të bëheshin gati sa më shpejtë që është e mundur dhe të largohen nga Kumanova.

Edhe pse nuk kërkuan mbrojtje nga policia, u nisen nga Kumanova për në Shkup me mbrojtje policore. Rrugës, kishin rezervuar një hostel në qendër të Shkupit, por kur arritëm aty, pronari nuk e hapi derën. Udhëheqësja e këtij grupi, u mundua të gjej një hotel tjetër, ku do të qëndronin vetëm për një natë, sa edhe i duhej kohë për të organizuar udhëtimin në një shtet tjetër. Nga një hoteli në hotel tjetër, deri në katër në mëngjes, refuzime të njëpasnjëshme… Grupi 37 anëtarësh, mbeti në rrugë, me 15 fëmijë, që më ishin lodhur dhe i kishte zënë gjumi në autobus.

Derisa në fund, një person i pranoi. Pas të gjithë ndodhive, ata vendosën se nuk duan të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut dhe do të qëndrojnë në Shkup deri nesër në mëngjes, aq kohë sa iu duhet për ta planifikuar udhëtimin e radhës. Nëse hyni the e bëni një kërkim të thjeshtë në Google për grupin “Lev Tahor”, ajo që do të gjeni është akuza për abuzime me fëmijë dhe kidnapime, por këto gjera i mohon njëra prej anëtarëve.

“Sa i përket akuzave për abuzime ndaj fëmijëve… Kemi pasur qindra hetime nga shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve, policisë, mjekëve në Kanada, në Kubek, në Onotario në Kanadë e më pas edhe në Guatemala. Nuk ka pasur asnjë rast i provuar për abuzime ndaj fëmijëve”, tha përfaqësuesja e grupit  Lev Tahor”.

Grupi “Lev Tahor” nuk pranohen edhe nga komuniteti hebraik, për shkak të qëndrimeve të tyre anti-sioniste./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments