6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeGoditet me veturë në Tetovë gazetarja e Klan Maqedoni

Goditet me veturë në Tetovë gazetarja e Klan Maqedoni

Në orët e pasditës, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni, duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, kolegia jonë Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë.

Menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës ku ia janë bërë kontrollet e nevojshme. Me rekomandim të mjekëve është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtutjeshme.

Gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e mirë. Ekipi i Sekretariati të Punëve të Brendshme si dhe prokurori kujdestar dolën menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rastin.

Ndryshe, Ibrahimi është edhe bashkëpunëtore e KDP. I dëshirojmë shërim të shpejtë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments