15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeGlauk Konjufca zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit te Kosovës,u zgjodhën edhe...

Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit te Kosovës,u zgjodhën edhe nënkryetarët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai u propozua në këtë pozitë nga kreu i partisë, Albin Kurti. Konjufca ka marrë 75 vota pro, 29 abstenime dhe 6 vota kundër, duke arritur kështu sigurimin e votave të mjaftueshme për të drejtuar Kuvendin e Kosovës.

Sipas marrëveshjes për koalicion Vetëvendosje-LDK, Kryetari i Kuvendit do t’i takonte partisë së Isa Mustafës.

Me 92 vota për, 2 kundër, 2 abstenime, Sllavko Simiq nga Lista Serbe, dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakice janë zgjedhur gjithashtu nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në pozitën e nënkryetarëve të parë ka zgjedhur Arberie Nagavcin, Kujtim Shalën dhe Memli Krasniqin,  me 104 vota për , një kundër dhe tri abstenime.

Lëvizja Vetëvendosje  ka propozuar si nënkryetare të parë të Kuvendit,  deputeten Arbërie Nagavci. Propozimin e bëri lideri i VV’së, Albin Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments