Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai u propozua në këtë pozitë nga kreu i partisë, Albin Kurti. Konjufca ka marrë 75 vota pro, 29 abstenime dhe 6 vota kundër, duke arritur kështu sigurimin e votave të mjaftueshme për të drejtuar Kuvendin e Kosovës.
Sipas marrëveshjes për koalicion Vetëvendosje-LDK, Kryetari i Kuvendit do t’i takonte partisë së Isa Mustafës.
Me 92 vota për, 2 kundër, 2 abstenime, Sllavko Simiq nga Lista Serbe, dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakice janë zgjedhur gjithashtu nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës në pozitën e nënkryetarëve të parë ka zgjedhur Arberie Nagavcin, Kujtim Shalën dhe Memli Krasniqin, me 104 vota për , një kundër dhe tri abstenime.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar si nënkryetare të parë të Kuvendit, deputeten Arbërie Nagavci. Propozimin e bëri lideri i VV’së, Albin Kurti.