11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGjykata pyet familjarët nëse duan të vazhdojnë hetimet! Vëllai i Rexhail Qerimit...

Gjykata pyet familjarët nëse duan të vazhdojnë hetimet! Vëllai i Rexhail Qerimit i vendosur: Insistojmë të zbardhet e vërteta

Pasi i dënuari në rastin Alfa Rexhail Qerimi ndërroi jetë, Gjykata penale ka pyetur familjarët nëse duan që të ketë rigjykim të rastit, gjegjësisht lënda të procedohet më tutje.

 “Është dërguar letër deri tek familjarët e të ndjerit që vdiq në burgun e Idrizovës që të mund të procedohet lënda më tutje, sepse si i vdekur procedura ndalet, ndërsa familjarët e tij sipas ligjit kanë të drejtë ta vazhdojnë procedurën. Për këtë duhet të pyeten nga ana e gjykatës se a qëndrojnë në kërkesën për rigjykim të lëndës dhe të pritet për qëndrimin e tyre, pra a do të vazhdojnë me kërkesën për rigjykim të lëndës”, thonë burime nga Gjykata Penale.

 Familjarët e Rexhailit as që kanë dyshim. Vëllai i Rexhailit, Jetullah Qerimi, thotë se do të insistojnë deri në fund që të ketë ripërsëritje të rastit me qëllimin e vetëm që të zbardhet e vërteta.

 “Sigurisht që duhet të ketë. Ne veç se kemi bërë kërkesë qysh më herët për rigjykim të rastit, sepse ne duam që rasti të zbardhet ashtu siç është dashur. Prandaj ne do t’i shkojmë deri në fund dhe të vazhdojmë me procedurën. Nga gjykata ende nuk kemi marrë asgjë, këto dita nuk kam mundur as të takohem me avokate, por shpresoj se brenda javës do të shihemi për të parë se ku kemi arritur me procedurën”, pohoi Jetullah Qerimi, familjar.

Ndryshe Gjykata Penale po pret vendimin e Gjykatës së Apelit, që të kompleton dokumentacionin e më pas të kërkon mendimin e Prokurorisë Publike dhe Byrosë për Ekspertizë Ligjore mbi ekspertizën e përgatitur nga mbrojta, si dëshmi e re e cila mund të çon deri në rigjykimin e rastit.

Në Gjykatën e Apelit ankesa për rastin “Alfa” akoma është në proces e sipër. Seanca publike e radhës është caktuar për më 24 shkurt, kur edhe mund të pritet vendimi përfundimtar për të dënuarin Almir Derplanin, si i ndarë nga lënda për shkak të dënimit në mungesë dhe ekstradimit tij disa vite më vonë. Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor të vitit 2008, ku mbeti i vrarë një polic shqiptar dhe 2 policë të tjerë të plagosur. Në vitin 2010 gjykata dënoi me burg të përjetshëm tanimë të ndjerin Rexhail Qerimin, Agim Islamin, ndërsa Almir Dërplaninin u dënua në mungesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments