12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese rrëzon nismën e LEVICA për shkarkimin e Fadil Zendelit

Gjykata Kushtetuese rrëzon nismën e LEVICA për shkarkimin e Fadil Zendelit

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme hodhi poshtë iniciativën me të cilën partia politike LEVICA kërkoi të anulojë vendimin për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli të marrë nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend.

Vendimi i kontestuar konkretisht shkarkon një anëtar të Komisionit dhe është akt konkret-individual, andaj sipas gjyqtarëve kushtetues nuk është rregullore dhe nuk ka bazë për vlerësim kushtetues-gjyqësor.

Sipas gjyqtarit Naser Ajdari, Gjykata Kushtetuese nuk mund të angazhohet në analizën e procedurës për shkarkimin dhe zbatimin e dispozitave të Rregullores së Kuvendit dhe në këtë mënyrë të vlerësojë bazueshmërinë e pretendimeve të ngritura në nisma dhe të vendosë në themel. .

Gjyqtari Osman Kadriu tha në seancë se këto çështje për nga natyra janë të ndjeshme, të politizuara dhe të problematizuara në publik dhe për këtë arsye Gjykata Kushtetuese është organi më i thirrur për të shprehur mendimin.

  • Akti i Kuvendit është akt juridik individual që zgjidh çështje specifike të statusit. Në akte të tilla, kur vlerësohen nga aspekti i kontrollit kushtetues, janë akte individuale dhe nuk i nënshtrohen kontrollit kushtetues-gjyqësor, tha Kadriu.

Partia politike “LEVICA” e dorëzoi nismën në Gjykatën Kushtetuese më 25 mars të këtij viti, pas shkarkimit të Zendelit nga Komisioni.

Parashtruesi i iniciativës konsideron se deputeti nuk mund të shkarkohet nga trupi punues i Kuvendit pa propozim të Komisionit amë për Zgjedhje dhe Emërime, sepse është në kundërshtim me parimin kushtetues të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Në pretendimet e nismës thuhet se akti i kontestuar cenon sistemin e hierarkisë normative dhe mundëson anashkalimin e normave të parapara kushtetuese dhe juridike.

Sipas parashtruesit, ndër të tjera, akti i kontestuar në mënyrë kumulative nuk i plotëson të gjitha rregullat për të qenë në rend dite të seancës parlamentare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments