Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të parashtruara nga profesoresha Tanja Karakamisheva në vitin 2019, në të cilën ajo shtjellon se me Marrëveshjen e Prespës i është shkelur e drejtat për ndalim nga diskriminimi dhe e drejta e lirisë së të menduarit dhe shprehurit.
Gjykatësi Osman Kadriu theksoi se Gjykata mund të vendosë për shkeljen e lirive dhe të drejtave konkrete, për të cilat shkelje sipas Kushtetutës tonë ofrohet mbrojtje gjyqësore kushtetuese por se është shumë e rëndësishme këto të drejta të shkelen me akt vetanak, veprim të ndonjë organi ose institucioni.“Në bazë të individualiteti, parashtruesi këtu thirret në marrëveshjen përfundimtare dhe në mënyrë në të cilën është elaboruar, marrëveshja nuk paraqet akt individual. Marrëveshja dhe veprimet e ndërmarra në të gjitha fazat nuk bëhet fjalë për veprime individuale me të cilat mund të shkelen e drejta individuale e personit, një grupe të qytetarëve ose personave juridikë”, deklaroi Kadriu.