12.8 C
Tetovo
E enjte, 9 Maj, 2024
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese feston 60 vjetorin e ekzistimit me Konferencë Ndërkombëtare me 130...

Gjykata Kushtetuese feston 60 vjetorin e ekzistimit me Konferencë Ndërkombëtare me 130 mysafirë vendas dhe të huaj.

Me rastin e 60 vjetorit të themelimit, Gjykata Kushtetuese sot do të jetë nikoqire e Konferencës Ndërkombëtare e cila do të mbahet në Kuvend, me fillim në orën 10:00. Temë e konferencës do të jetë “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit”.

Ngjarja organizohet me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, të cilit i parapriu përfundimi i një Memorandumi për mirëkuptim.

Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i shefit të shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski, kryeministri Talat Xhaferi, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ambasadorja e SHBA-së, Anxhela P. Ageler, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska dhe të tjerë.

“Kjo konferencë është një mundësi dhe një forum për prezantimin dhe diskutimin e përvojave, metodave dhe doktrinave të temës së Konferencës për t’iu drejtuar përfaqësuesve të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve ndërkombëtare. Përfaqësuesit e mediave, sektorit joqeveritar, gjithashtu do të jenë pjesë e kësaj ngjarje për të ndarë eksperiencën dhe njohuritë e tyre mbi këtë temë”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments