-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGjykata e Apelit konfirmon dënimet me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”

Gjykata e Apelit konfirmon dënimet me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”

 Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri janë dënuar me aktvendim të plotfuqishëm për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012. Atëkohë u vranë Filip Sllavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Ackovski, Kire Trpkovski dhe Borçe Stevkovski

Gjykata Apelit sot ka njoftuar se ankesat e pesë të akuzuarve refuzohen, gjegjësisht konfirmohen dënimet me burg të përjetshëm, ndërsa vepra akt terrorist nuk ndryshon.

Ndërkohë Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq gjenden në Kosovë ndërsa pritet reagim i Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e tyre në Maqedoni.

Këtë rast në dorë e kishte prokurorja Fatime Fetai.Pas vrasjes, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq u larguan në Kosovë dhe tani me plotfuqishmërinë e aktgjykimit nuk ka asnjë pengesë që autoritetet kosovare të veprojnë sipas kërkesës së Maqedonisë për ekstradimin e të arratisurve nga drejtësia. burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments