19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGjykata e Apelit e pranoi ankesën, Boki 13 shkon në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën, Boki 13 shkon në arrest shtëpiak

Gjykata e Apelit Shkup e pranoi ankesën e Bojan Jovanovskit, i dënuar në lëndën “Reket”, me çka vendim i Gjykatës së shkallës së parë ndryshon në mënyrë që shfuqizohet masa e arrestit dhe përcaktohet arrest shtëpiak, informuan sot nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

“Gjykata e Apelit Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit B.J. i dënuar me aktvendim të shkallës së parë për lëndën “Reket” të deklaruar përmes mbrojtësit të tij, pranohet”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, thuhet në kumtesën e Gjykatës, ndryshon në mënyrën që shfuqizohet masa e paraburgimit për të akuzuarin B.J. dhe përcaktohet masë e arrestit shtëpiak.

Gjykata më 18 qershor të këtij viti Bojan Jovanovskit-Boki 13 i shqiptoi dënim me burg prej nëntë viteve si i akuzuar i parë në lëndën “Reket”. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments