Gjykata e Apelit Shkup e pranoi ankesën e Bojan Jovanovskit, i dënuar në lëndën “Reket”, me çka vendim i Gjykatës së shkallës së parë ndryshon në mënyrë që shfuqizohet masa e arrestit dhe përcaktohet arrest shtëpiak, informuan sot nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.
“Gjykata e Apelit Shkup deri tek Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit B.J. i dënuar me aktvendim të shkallës së parë për lëndën “Reket” të deklaruar përmes mbrojtësit të tij, pranohet”, informojnë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Vendimi i Gjykatës së shkallës së parë, thuhet në kumtesën e Gjykatës, ndryshon në mënyrën që shfuqizohet masa e paraburgimit për të akuzuarin B.J. dhe përcaktohet masë e arrestit shtëpiak.
Gjykata më 18 qershor të këtij viti Bojan Jovanovskit-Boki 13 i shqiptoi dënim me burg prej nëntë viteve si i akuzuar i parë në lëndën “Reket”.