Gjithashtu, është pranuar propozimi i Prokurorisë Publike për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të pakapshwm për organet e rendit.
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Rade Trajkovski- Shtekli dhe tetë persona të tjerë të cilët dje me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion janë arrestuar nën dyshimin pwr prodhimiit tw paligjshwm dhe trafikimit të drogës.
“Propozimi për caktimin e masës së paraburgimit nda 8 tw dyshuarve Gjykata e pranoi dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, për shkak të ekzistimit të kushteve elementare nga neni 165 paragrafi. 1 t. 1, 2 dhe 3, gjegjësisht rrezik ikje, rrethana që tregojnë se mund të pengojë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe duke e përsëritur veprën penale”, thuhet në Gjykatën Penale të Shkupit.
Gjithashtu, është pranuar propozimi i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të paqasshëm për organet e rendit.
Ndalimi ndaj tyre do të zbatohet që në momentin e gjetjes dhe kapjes.
Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për një nga personat e arrestuar dje në operacionin policor.