BallinaLajmeGjendja me ujin në Gostivar, VLEN: Ku u avulluan 7 milionë euro...

Gjendja me ujin në Gostivar, VLEN: Ku u avulluan 7 milionë euro ndihmë nga Zvicra?

Nga VLEN përmes një kumtese kërkojnë përgjegjësi të plotë për secilin zyrtar pas ndotjes së ujit në Gostivar, përcjell TV21. Nga kjo parti pyesin se ku kanë mbetur premtimet për rregullimin e ujësjellësit.

“Arben Taravari po bie ndesh me deklaratat e tij. Derisa dikur dilte para qytetarëve të Gostivarit dhe akuzonte pushtetin e atëhershëm se po i “helmon” qytetarët me moskujdesin dhe mosveprimin, gjatë mandatit të tij të dalë dhe të thotë se po e zgjidh problemin e ujit në Gostivar “për 100 vitet e ardhshme”! Sot kur përgjegjësia bie mbi administratën që ai ka drejtuar, Taravari jo që nuk ka përmbushur ndonjë nga premtimet, por nuk jep asnjë përgjegjësi politike. Dy rezervuarët gjigant që i premtoi poashtu në vitin 2022 për zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, një donacion nga Zvicra, as kjo nuk u bë. Pyetja është; Ku u avulluan 7 milionë euro ndihmë nga Zvicra?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments