Në një intervistë në “emisionin “Real Story” në ABC News, politikani Menduh Thaçi, u shpreh se ka ardhur koha që shqiptarët e Maqedonisë të mos pranojnë të njëjtën lojë politike.
Ai analizoi situatën jo të mirë politike në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se politika shqiptare atje duhet me patjetër të ndryshojë.
Zgjidhja e vetme sipas tij, është ose autonomia ose republika federative.Shumë njerëz kanë menduar se edhe unë ka qenë prodhim i Sali Berishës. Por nuk ka qenë kështu. Plasaritja e brendshme brenda PPD, ka qenë si rezultat i ardhjes së kuadrove të vjetra në qeverisje të vendit me emër të një partie të re shqiptare. Mbështetja e zotit Berisha dhe Shqipnisë, ka qenë për shkak të mundësisë së kompromitimit të shtetit shqiptar në atë kohë në lidhje me aferën e armëve, formacioneve të armatosura të organizuara në Maqedoni, të cilat Ministrja e Jashtme e Maqedonisë i nxori në sesionin e OSBE, kinse Shqipëria furnizon shqiptarët e Maqedonisë dhe këtu më pas pati edhe procese gjyqësore. Dua të them se ne shqiptarët e Maqedonisë nuk jemi fajtor për shkak se në fillim në vitet ’90, pranuam qëndrimin e Këshillit Kordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi. Dhe ai qëndrim ishte se ndërkombëtarët nuk na lejojnë që të bëjmë shtetin etnik dhe kompromisi që na ofrohet është Republika e Kosovës ne të gjithë në NATO dhe kështu me radhë. Kjo rrugë më pastaj na i komplikoi situatat dhe ne e pamë se kemi një vështirësi me fjalorin zyrtar dhe jo zyrtar të Kosovës, dhe Shqipërisë. Pra gjithmonë kur janë përmendur shqiptarët e Maqedonisë është harru një fakt se kapacitetet e tyre, 1 milion njerëz, janë kapacitete të një populli që bën pozitë dhe opozitë dhe unë mendoj se pakica dallon prej Kombit sepse është gjithmonë pozitë në të gjitha shtetet. Më pas kur Zoti Xhaferri dhe unë dhe partia jonë erdhën në pushtet, pati një kryengritje të armatosur të shqiptarëve që prodhoi një elitë të re politike siç është zoti Ahmeti, po kuadri drejtues i asaj elite politike ishte të gjithë funksionarë të sistemit të kaluar shqiptar. Pas kësaj erdhi akuza implicite ndaj zotit Xhaferri dhe meje se kemi përgatitur ndarjen e Maqedonisë, për shkak fjalorit të zotit Xhaferri që mbi 50 % ishte intelektual dhe njerëzit i banalizonin këto gjëra. Më pas gjatë gjithë kësaj kohe patëm mbështetje të fortë të qeverisë së Shqipërisë në procesin e integrimit, që nuk ka qenë vetëm formal. Mbështetja e tyre dha efekt. Vështirë që PDSH si armik të përbetuar të majtës maqedone ta bindin se ata do vijnë dhe do bëjnë kompromise, por kjo ndodhi. Maqedonia është në ANTO si rezultat i ardhjes në pushtet të majtës maqedone, votat e mia në këtë drejtim në parlament pa kushte kanë shku. Pas kësaj erdhi faza e takimeve në Shkup e tupanave…Si mendoj unë se mund të ndalet kjo? Me ndërrimin e rregullave të lojës… Kur themi se shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e Kushtetutës…por duhet sqaruar se aktet normative asnjë gërmë nuk ka brenda kushtetutës shqiptare. As fjala nuk ekziston. Ky kompromis që u bë në viti 2001 nga zoti Ahmeti, u tha si fitore e luftës, por vetëm negociatorët e dinin se kjo ishte vetëm ndarje e luftës. Zotit Ahmeti gjithë kjo kohë kjo i konvenoi. Sot ju them se të gjitha të thënat e gjuhës shqipe, nuk është e vërtetë. Unë mendoj se momenti ideal është që shqiptarët e Maqedonisë të mos pranojë këtë mënyrë të lojë politike. Ne e kemi patjetër që të themi nëse nuk ka normativë brenda Kushtetutës së Maqedonisë ne nuk jemi të gatshme ta legjitimojmë këtë sistem politik dhe këtë sistem juridiko kushtetues. A e dini pse ka humbur zoti Ahmeti në Tetovë, “për faj të PDSH”. Por zoti Ahmeti duhet të shohë se nuk kemi arritur atje ku duhet…Ne kemi një hall të madh atje, ata ndërhyjnë tek loja jonë stimulojnë përçarjen. Pra pa u ndal ose me parlament dy dhomësh ose me autonomi politiko territoriale ose me federat ne do të vazhdojmë me këtë formë dhe kam shumë frikë se shumë shpejt do t’u dukemi Shqipërisë qesharakë…Zoti Ahmeti para 3 muajsh ka biseduar me mua për koalicionin… Rregullat e lojës janë të gabuara dhe duhet të ndryshojnë…Dy parti kanë maqedonasit, a e di sa kemi ne ? 13…”, shtoi ai.
/abcnews.al/
youtube.com/watch?time_continue=13&v=0euCKpRwpAg&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE