10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeGir: Inkuadrimi drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt...

Gir: Inkuadrimi drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt i një partie

Reformat duhet të zbatohen jo vetëm që të kënaqet BE-ja apo që të sillet BE-ja këtu, në vend, por edhe që të sillet Maqedonia e Veriut në BE. Miratimi i legjislaturës në pajtim me standardet evropiane duhet të vazhdojë, kapaciteti administrativ duhet të reflektojë, ndërsa institucionet duhet të jenë operative. Sundimi i së drejtës, ndërkaq, është fillimi dhe fundi i procesit të inkuadrimit dhe do të mbetet fokus i ynë përgjatë tërë procesit, porositi sot euroambasadori Dejvid Gir.

Sipas ambasadorit Gir, procesi i inkuadrimit drejt BE-së duhet të jetë projekt nacional, e jo projekt i një partie apo koalicioni politik. Reformat janë në interes të qytetarëve, si dhe nxitje për prosperitetin e institucioneve, të demokracisë. Qëllimi është i ndërsjelltë, në interes të të gjithëve.

“Miratimi i legjislaturës në pajtim me standardet e BE-së duhet të vazhdojë. Ajo është diçka në të cilën të gjithë duhet të fokusohemi, kapaciteti administrativ duhet të reflektojë, ndërsa institucionet të jenë operative. Avancimi i së drejtës është fushë kritike. Sundimi efektiv i së drejtës është i domosdoshëm jo vetë për t’u siguruar mbrojtje e qytetarëve, por edhe për të ardhur investuesit. Nëse ata dinë se ekziston siguri juridike dhe se mund të mbështeten në sistemin, do të inkurajohen dhe do të vijnë, do t’i realizojnë investimet”, tha Gir, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, pasi që paraprakisht e prezantoi Raportin e Komisionit evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 020, si dhe pakon për zgjerim.

Në Raportin për përparimin e Maqedonisë së Veriut ceket se Maqedonia e Veriut arriti përparim të mirë lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe në këtë fushë ka nivel të caktuar të gatishmërisë. Korrupsioni, ndërkaq është i shtrirë në shumë sfera dhe duhet të sigurohet qasje më proaktive nga të gjithë faktorët e kyçur në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit. Vendi vendosi mekanizma për sigurim të pavarësisë së gjyqësisë, siç janë rregullat për emërime në bazë të meritave, kontroll të pronës dhe konflikt të interesit. Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korniza ligjore në masë të madhe është në pajtim me standardet evropiane dhe përpjekjet për zbatim të strategjive kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojnë.

Sot pasdite, në Bruksel, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji foli para eurodeputetëve, pasi që u publikuan raportet për përparimin reformues të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbajtur përparim stabil në pjesën e reformave, posaçërisht sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.mkd.mk

Varheji shpreson për konferencë të parë ndërqeveritare deri në fund të këtij viti.

“Diskutimet janë në rrjedhë në Këshillin për propozim të kornizës negociuese dhe shpresoj se konferencat ndërqeveritare do të mbahen nën kryesimin e tanishëm, nëse miratohen”, tha Varheji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments