10.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeGir: Dinamika e zbatimit të reformave nuk është e shpejtë

Gir: Dinamika e zbatimit të reformave nuk është e shpejtë

Procesi i reformave dhe zbatimi i tyre duhet të ecë shumë shpejt. Dinamika e zbatimit të reformave nuk është aq e shpejtë sa do të donim. Sa i përket amendamenteve kushtetuese, gjëja e parë që duhet bërë është çmitizimi i gjithë këtij procesi. Vetëm duke ecur përpara, vendi juaj nuk e humb identitetin, nuk e humb gjuhën dhe as historinë e tij, tha ambasadori evropian David Geer.

Në pyetjen e gazetarit për procesin e reformave dhe procesin e ndryshimeve kushtetuese, ambasadori evropian tha se po jetojmë në një moment të jashtëzakonshëm në historinë e mbarë botës, për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë, që në fakt do të thotë forcimi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas tij, vendi ka një mundësi të madhe dhe mundësia e ofruar nuk duhet humbur.

“Nëse vendi dëshiron të anëtarësohet në BE, ai proces reformues duhet të ecë shumë shpejtë, që do të thotë se shumë shpejtë duhet të implementohen reformat që janë në radhë të parë në interes të qytetarëve dhe natyrisht janë në interes të përfitimeve të cilat vetë vendi dhe qytetarët do ti ndjejnë kur të bëhen anëtarë të BE-së”, thotë Daivd Geer, euroambasador.

Ai vrull reformash duhet të jetë shumë i shpejtë, shumë më dinamik dhe procesi i reformave kërkon që të gjitha palët e interesuara në vend, përfshirë të gjitha partitë politike, të ulen së bashku dhe të bien dakord se është një prioritet kryesor për vendin që ti bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur, BE, tha ambasadori evropian David Geer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments