7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionGazetari shqiptar Ejup Berisha nga Shkupi i dërgon letër presidentit Trump

Gazetari shqiptar Ejup Berisha nga Shkupi i dërgon letër presidentit Trump

linku https://ina-online.net/gazetari-nga-shkupi-i-dergon-leter-presidentit-trump/

Letër e hapur Presidentit të SHBA-ve Donald Trump
Ejup Berisha
Z.President Trump më thoni ju lutem pse SHBA-të janë kundër popullit shqiptarë në RVM>

Hello Dear Mister President Donald Trump How are you apo si jeni a jeni mirë si ju shkojnë punët si burrshtetas i shtetit më të mirë në botë në udhëheqjen e punëve shtetrore. Z.President ne si shqiptar kemi dëshirë të madhe dhe duam shumë që Shteteve të Bashkuara të Amerikës tu shkojnë punët mirë e mbarë dhe gjithashtu duam që ju përher të jeni fuqia udhëheqëse e politikës dhe e diplomacisë ndërkombëtare. Këtë ua themë pa shaka shumë seriozisht Z.President a e dini pse sepse ju për bazë gjatë udhëheqjes së këtyre qështjeve i përdorni dhe zbatoni Drejtësinë dhe Demokracinë. Askush deri tani në botë nuk e ka bërë një gjë të tillë përveç juve apo përveq SHBA-ve. Prandaj Z. President ne si shqiptar duam që ju të qëndroni në timonin e kierarkisë politike dhe diplomatike botërore shumë shumë apo tepër gjatë siç thoni ju Unlimited. Mirëpo për dallim prej raportit tonë admirues e të drejtë ndaj jush si shtet dhe si komb që ju e quani American Nation ju nga ana tjetër po na befasoni me disa qasje ndaj neshë si shqiptarë. Flas për përkrahjen që i jepni një subjekti politik te ne që quhet Bashkimi Demokratik për Integrim e i cili subjekt aktualisht ndodhet në pushtet në emër dhe me aminin e shqiptarëve të RVM-së por që nuk bën asnjë të mirë në dobi dhe në të mirën e shqiptarëve. Ky subjekt politik i cili tubon rreth vetes shqiptar ju themë jo që nuk bën punë të mira për shqiptarët por i njëjti fatkeqsisht bën edhe punë shumë të liga në dëm të shqiptarëve.
Z .President Trump subjekti i tillë në vend që të punon në realizimin e kërkesave dhe ti plotëson nevojat e shqiptarëve ai i plotëson vetëmse nevojat e veta. I ka marrë në qafë shumicën e popullatës disa duke i lënë jashta institucioneve shtetërore dhe publike,disa duke i detyruar që ta braktisin vendin e disa të tjerë duke i persekutuar si në kohën e ish Komunizmit. Në mesin e tyre i persekutuar jamë edhe unë nga ky subjekt politik. Z.Trump kjo Parti politike demokrtike për integrim në vend që të na integroj po na dezintegron duke na lënë në mëshirën e fatit tonë që në fakt është tragjedi e jona jo vetëmse individuale por edhe kombëtare. Na janë mbyllur të gjitha dyert e zhvillimit dhe përparimit nga ky subjekt politik. BDI merret vetëmse me njerëz të caktuar të cilët i shpërblen i avancon dhe i pozicionon prej pozite në pozitë, prej institucioni në institucion prej organi në organ. Pra punësimet shpërblimet dhe avancimet vlejnë vetëmse e për ta për ne nuk vlenë asgjë pra ne të tjerët për BDI-në jemi Presona Non-grata apo edhe më keq ne konsiderohemi si të vdekur. Dhe tani indinjata hidhërimi dhe mospajtimet tona me ju si super-shtet është kjo. Bashkimi Demokratik për çdo ditë na bën dëm neve shumicës së shqiptarëve dhe ju akoma e përkrahni fuqishëm këtë subjekt politik athua vallë a mund të më thoni për se e bëni këtë gjë Z.Trump. Kjo i bie se po e bëni për inat tonin si komb. Ju e përkrahni fuqishëm BDI-në apo kjo din të thotë vetë kështu dhe po e njëjtat na bën vetëm dëm dhe gjëra të këqija neve shqiptarëve dhe kjo i bie se ju BDI-në e përkrahni për inat tonin e ne juve flas si shtet ju njohim në mënyrën dhe frymën më të mirën dhe më pozitiven. Ne për ju kemi bindjen se ju e doni dhe e zbatoni demokracinë i respektoni të gjitha llojet e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ndërsa ne këtu me BDI-në nuk kemi as Demokraci dhe as liri. Ju lutem Z. President Trump a mund të na tregoni se athua vallë ju BDI-në e përkrahni dhe e mbani në skenën politike kundër neshë. Ne Z. Trump po ngulfatemi dhe po mbytemi për shkak të mohimit të lirive dhe të drejtave tona si shqiptar por edhe siç e thashë më lart nga mungesa e Demokracisë. Te ne BDI është vënë në rolin e ish Partisë Komuniste e cila na mohonte na shantazhonte dhe na dëbonte nga sistemi sepse ne nuk e donim Komunizmin ju flas për shekullin e kaluar Z President. Ajo kohë nuk ka ndryshuar aspak te ne Z. Trump atë na e ktheu subjekti politik Bashkimi Demokratik për Integrim BDI. Dhe ju lutem Z.President a jeni duke na u hakmarr ju neve shqiptarët të cilët nuk jemi me BDI-në . Ju lutem Z.President Trump të na ndihmoni se ne po fundosemi si popull, po vdesim dalgadal si rezultat i Demokracisë me motive dhe elemente Komuniste e staliniste të cilën e ka instaluar dhe po e zbaton subjekti ynë dikur i preferuar BDI. E lus Ambasadoren e re të SHBA-ve Shkëlqësinë e saj Z-nj Kate Marie Byrnes që tua përcjell përmbajtjen e kësaj letre juve Z.President Donald Trump

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments