9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeFatime Fetai në krye të prokurorisë së re, propozon AlternAtivA

Fatime Fetai në krye të prokurorisë së re, propozon AlternAtivA

Alternativa, partia që është pjesë e koalicionit Qeverisë, në krye të së cilës është Arfim Gashi ka propozuar që në krye të Prokurorisë së re për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka propzuar të emrohet Fatime Fetai.

Në komunikatën e Alternativës thuhet:

“Si kuadër që deri më tash që nuk ka lënë pas vetes gjurmë të abuzimit me detyrën dhe si profesioniste në luftën për drejtësi, jemi të bindur se ajo do të mund ta kthejë besimin në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, aq shumë të rrënjosur në shtetin tonë. Shpresojmë që edhe faktorët e tjerë politikë në vend të reflektojnë për këtë propozim dhe të dalim mbi istikamet e tyre etnike e politike, për t’i garantuar Maqedonisë së Veriut drejtësi që do të jetë çelës edhe për shtetin e së drejtës, por edhe për integrimin e shumëpritur euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e partisë AlternAtivA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments