17.1 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeFundjavë e vazhduar nën karantinë në Shkup, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë

Fundjavë e vazhduar nën karantinë në Shkup, Shtip, Kumanovë dhe Tetovë

Qeveria e pranoi rekomandimin e Komisionit për sëmundje infektive dhe solli vendim të kufizohet lëvizja gjatë fundjavës festive të zgjatur, njoftoi sonte ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Orë policore prej nesër (4 qershor) në orën 21 deri të hënën (8 qershor) në orën pesë të mëngjesit do të ketë në Shkup – të gjitha komunat e Shkupit, në Komunën e Kumanovës, Komunën e Likovës, Komunën e Shtipit, Komunën e Tetovës, si dhe në Bogovin, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovc. Në të gjitha qytetet e tjera, ora policore do të zgjasë prej nesër (4 qershor) në orën 21 pasdite deri pasnesër (5 qershor) deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa në ditët e tjera do të fillojë në orën 16 pasdite dhe do të zgjasë deri të nesërmen në orën 5 të mëngjesit.

Rivendosja e masave kufizuese pason pas rritjes së numrit të rasteve të reja të diagnostikuara me Kovid-19 në vend gjatë ditëve të fundit. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid-19, shumica prej të cilave janë nga Shkupi – 59. Ka të infektuar në Kumanovë-12, Shtip-shtatë, Strugë – gjashtë, Tetovë – pesë, në Gostivar dhe Koçan ka nga tre raste, Probistip – dy, dhe nga një rast në Prilep, Veles, Ohër dhe Kavadar.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar dhe katër të vdekur. sn/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments