Francë, përqindje e ulët e daljes në votim në zgjedhjet lokale ,shkaku i corona virusit

238

Vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se kjo shkallë e abstenimit të votuesve është historike,E Hënë, 16 Mars 2020 – 9:40

Informacionet e fundit tregojnë se shumë francezë vendosën të heqin dorë nga e drejta e votës në zgjedhjet lokale për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit. Në këto zgjedhje morën pjesë vetëm rreth 46 për qind e votuesve, përcjell albinfo.ch.

Vëzhguesit e zgjedhjeve thanë se kjo shkallë e abstenimit të votuesve është historike, ndonëse i patën parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat u mbajtën këto zgjedhje.

Deri më tani, 120 persona kanë vdekur dhe 5 mijë e 400 janë infektuar me koronavirus në Francë. Vetëm në 24 orët e fundit, në këtë shtet u konfirmuan 29 viktima të reja.

Zyrtarët në qendrat e votimit ishin të pajisur me maska dhe mjete të tjera mbrojtëse për parandalimin e infektimit me koronavirus, shkruan “The Guardian”.

Të drejtë vote në zgjedhjet lokale të Francës kishin rreth 47 milionë njerëz. Përqindja e ulët e votimit e vuri në dyshim mbajtjen e rundit të dytë, që është planifikuar për të dielën e ardhshme.

Qendrat e votimit u hapën të dielën në orën tetë të mëngjesit dhe brenda pak orëve u bë e qartë se pjesëmarrja e votuesve do të ishte e ulët.

linku https://www.albinfo.ch/france-perqindje-e-ulet-e-votimit-ne-zgjedhjet-lokale-shkaku-i-vurist/