8.5 C
Tetovo
E martë, 19 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFranca i përgjigjet Turqisë / ‘Nuk frikësohemi…’

Franca i përgjigjet Turqisë / ‘Nuk frikësohemi…’

Franca do të vazhdojë luftën e saj kundër ekstremizmit islamik, pavarësisht kritikave nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe nuk do të dorëzohet në “përpjekjet e destabilizimit dhe kërcënimit”, tha të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal.

Franca “kurrë nuk do të heqë dorë nga parimet dhe vlerat e saj”, tha Attal pas një takimi të kabinetit qeveritar, duke theksuar “një unitet të fortë Evropian” kundër dhunës islamike, raporton AFP. Franca është tronditur këtë muaj nga prerja e kokës së një mësuesi nga një militant islamik, i cili është hakmarrë për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë për lirinë e shprehjes.

Vrasja e tij shkaktoi zemërim në Francë, e cila është përballur me një valë sulmesh xhihadiste që nga masakra e janarit 2015 ndaj 12 personave në zyrat e së përjavshmes satirike Charlie Hebdo. Gazeta, e cila kishte nxitur zemërimin e myslimanëve, në të gjithë botën, pas botimit të karikaturave të Profetit Muhamed.

Revista ribotoi karikaturat muajin e kaluar, për të shënuar hapjen e një gjykimi për bashkëpunëtorët e dyshuar në sulmin e Charlie Hebdo. Presidenti francez, Emmanuel Macron mbrojti fuqishëm traditën e shtetit laik në Francë dhe u zotua se do të godiste radikalizmin islamik, në veçanti duke mbyllur xhamitë e dyshuara për nxitjen e ideve ekstremiste.

Kjo e shtyu Erdoganin të akuzonte Macron për shënjestrimin e padrejtë të komunitetit mysliman të Francës. Charlie Hebdo nxiti më shumë kritika nga Turqia, kur të mërkurën, në faqen e parë, botoi një karikaturë të Erdoganit, në të cilën ai paraqitej duke pirë një birrë në të brendshme, ndërsa me dorën tjetër ngriste fustanin e një gruaje të veshur me hixhab. Turqia ka akuzuar revistën franceze Charlie Hedbo, për “racizëm kulturor”.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments