3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajme(Foto) Lulet mbijnë në vrimat e rrugëve në Tetovë - aksion i...

(Foto) Lulet mbijnë në vrimat e rrugëve në Tetovë – aksion i të rinjve nga Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët thotë se qytetarët janë dëshmitarë se në komunat ku ka kryetarë bashkie nga BDI, rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe nuk ka zona të gjelbra dhe parqe për fëmijët.

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) në një aksion gueril mbrëmë mbolli lule në rrugët e Tetovës. Me këtë, thonë nga partia, të rinjtë duan t’i tregojnë kryetarit aktual të BDI -së, Teuta Arifi dhe kandidate për një mandat të ri, sa të mëdha dhe të thella janë vrimat në rrugët e qytetit që ajo drejton.

“Ky veprim i ndërmarrë nga FRASH është gjithashtu me synimin për të ironizuar agjendën e gjelbër të BDI -së, të cilën e promovon si axhendë për zgjedhjet lokale,” tha Aleanca për Shqiptarët.

Kjo parti opozitare thotë se përkundër agjendës së gjelbër të ndjekur nga BDI në fushatë, qytetarët në të gjitha komunat ku ka kryetarë nga radhët e integruesve janë dëshmitarë se rrugët janë të mbushura me gropa dhe se nuk ka zona të gjelbra apo parqe për fëmijët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments