Forbes / Koronavirusi ”varfëron” pasanikët e botës

221

Koronavirusi varfëron pasanikët e botës: ata vlejnë në total 8.000 miliardë dollarë dhe këtë vit regjistruan rreth 700 miliardë më pak se në vitin 2019.

Me gjithë divorcin e tij prej shumë miliardë dollarësh, Jeff Bezos mbetet më i pasuri në botë për të tretin vit radhazi, i ndjekur nga Bill Gates, ndërsa Bernard Arnault ngjitet në vendin e tretë, duke kapërcyer Warren Buffett.

Në mesin e italianëve mbreti i Nutella Giovanni Ferrero është më i pasur, i ndjekur nga Leonardo del Vecchio.

Pasqyrimi i pasanikëve vjen nga revista ”Forbes”, e cila thekson se 51% e miliarderëve të janë më të varfër se vitin e kaluar.

Ndër 278 hyrjet e reja ishin Eric Yuan, themeluesi dhe CEO i Zoom Video Communications, shërbimi online që po shpërthen me emergjencën e koronavirusit që detyron mbi katër miliardë njerëz të rrinë në shtëpi.

SHBA mbetet vendi me numrin më të madh të miliarderëve, 614, i ndjekur nga Kina që numëron, përfshirë Hong Kongun dhe Macao, 456. /ANSA.