4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeFondacioni gjerman Konrad Adenauer trajnon kandidatët e Aleancës për Shqiptarët

Fondacioni gjerman Konrad Adenauer trajnon kandidatët e Aleancës për Shqiptarët

SELA: PËRKUSHTIM PËR DECENTRALIZIMIN FISKAL DHE TË SHËNDETËSISË


Fondacioni Konrad Adenauer mbajtitrajnim me temë ‘’Forcimi i kapaciteteve në nivel lokal’’ për kandidatët e për kryetar komunash dhe disa nga kandidatët potencial për këshilltarë komunal, të kandiduar nga Aleanca për Shqiptarët.

Evenimentin e hapi Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer Daniel Braun, me ç’rast shprehu gatishmërinë e tij dhe ekipit të tij për të mbështetur Aleancën për Shqiptarët në ngritjen e kapaciteteve. – thuhet në një komunikatë nga ASH-ja.

Një nga prioritetet në kuadër të këtij bashkëpunimi është edhe anëtarësimi i Aleancës për Shqiptarët në Partinë Popullore Evropiane, si pjesë e familjes së madhe të partive të djathta.

Në fjalën e tij, kryetari i ASH-së, ZiadinSela, theksoi se si parti ndjejnë përgjegjësi në përzgjedhjen e kandidatëve pasi me rëndësi është udhëheqja e drejtë e komunave dhe rritja e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përkushtim i Aleancës për Shqiptarët tha Sela, do të jetë decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit, me theks të veçantë decentralizimi fiskal dhe i shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments