15 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeFokusi zbulon: Kush janë 15 këshilltarët e rinj të Kovaçevskit?

Fokusi zbulon: Kush janë 15 këshilltarët e rinj të Kovaçevskit?

Profesorët universitarë Predrag Trpeski, Vanço Uzunov, Anton Çaushevski dhe bankieri Gligor Bishev janë pjesë e listës së këshilltarëve të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, mëson ekskluzivisht Focus.

Procesi i zgjedhjes së këshilltarëve të rinj të kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka përfunduar, mëson Focus nga burime të larta qeveritare, të cilët zbulojnë se në listën e këshilltarëve janë 15 këshilltarë.

Në të ka disa emra të vjetër, si Edmond Ademi (punë e jashtme), Ismet Ramadani (vlerat euroatlantike), Nina Fiti (financë), Dragan Vasilevski (mbrojtje)…

Në listë është edhe ish-shefi i policisë sekrete, Zoran Verushevski, i cili ishte këshilltar i Zoran Zaev për sigurinë kombëtare dhe tani vazhdon në të njëjtën pozitë me Kovaçevskin.

Në listën e re ka edhe emra të rinj, ndër të cilët është edhe dekani i Fakultetit Ekonomik Predrag Trpeski, i cili do të jetë këshilltar ekonomik.

Një tjetër profesor nga Fakulteti Ekonomik i Shkupit, Vanço Uzunov, i cili është edhe ish nënkryetar i LSDM-së, do të jetë këshilltar për Procesin e Berlinit.

Profesori në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative, Anton Çausheski, do të jetë këshilltar për energji.

Më tej, për përmirësimin dhe optimizimin e proceseve, këshilltar do të jetë bankieri i njohur Gligor Bishev, i cili aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Sparkese.

Në listë janë edhe Ana Daneva-Markova (shëndetësi), Spase Dodevski (arsim dhe social), Maja Angelovska (digjitalizim), Simona Risteska (politika tatimore), Elena Oranska-Petkovska (e drejta administrative)…

Po ashtu, jozyrtarisht mësojmë se në mesin e këshilltarëve të Kovaçevskit është edhe një i huaj që më parë ka bashkëpunuar me një ish-lider evropian.

https://fokus.mk/fokus-otkriva-koi-se-novite-15-sovetnitsi-na-kovachevski/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments