2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeFlakron Bexheti ASH / Bujar Osmani ministri “maskotë e dështimit”! Po harxhoni...

Flakron Bexheti ASH / Bujar Osmani ministri “maskotë e dështimit”! Po harxhoni para kot, keni izoluar shtetin nga integrimet

Aleanca për shqiptarët ka akuzuar Ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe  kryeministrin Zaev, se e kanë izoluar vendin për shkak të keq menaxhimit. Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti  tha se  ministri i Osmani  është duke a harxhuar para kot nëpër turnetë evropiane. Ai Osmanin e quajti maskotë të dështimit edhe izolimit të integrimit për Maqedoninë e Veriut. 

“Bujar Osmani ka gënjyer  se ka fituar datë për hapje të negociatave  dhe i mbuluar dështimet e tij dhe të qeverisjes LSDM BDI  me udhëtime të ndryshme nëpër Evropë. Iu kujtohet  në vitin 2018 me foton qesharake nga aeropani privat se kjo çështje është zgjidhur.  Githë këto vite Bujar Osmani bashkë me kryeministrin Zaev edhe Dimitrov kanë lobuar në korridoret evropiane  kanë lobuar nga shkëputje nga Shqipëria, domethënë se Shqipëria e pengon Maqedoninë që të ece në rrugën veri atlantike. Tani më që institucionet evropiane që falsin hapur se Shqipëria i ka kryer detyrat  dhe se problemi është Maqedonia e Veriut, Osmani ka ndërruar pozicionin dhe lobon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, pra saktësisht të kundërtën e asaj që kishte bërë tre vite më parë”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments