Aleanca për shqiptarët ka akuzuar Ministrin e jashtëm Bujar Osmani dhe kryeministrin Zaev, se e kanë izoluar vendin për shkak të keq menaxhimit. Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti tha se ministri i Osmani është duke a harxhuar para kot nëpër turnetë evropiane. Ai Osmanin e quajti maskotë të dështimit edhe izolimit të integrimit për Maqedoninë e Veriut.
“Bujar Osmani ka gënjyer se ka fituar datë për hapje të negociatave dhe i mbuluar dështimet e tij dhe të qeverisjes LSDM BDI me udhëtime të ndryshme nëpër Evropë. Iu kujtohet në vitin 2018 me foton qesharake nga aeropani privat se kjo çështje është zgjidhur. Githë këto vite Bujar Osmani bashkë me kryeministrin Zaev edhe Dimitrov kanë lobuar në korridoret evropiane kanë lobuar nga shkëputje nga Shqipëria, domethënë se Shqipëria e pengon Maqedoninë që të ece në rrugën veri atlantike. Tani më që institucionet evropiane që falsin hapur se Shqipëria i ka kryer detyrat dhe se problemi është Maqedonia e Veriut, Osmani ka ndërruar pozicionin dhe lobon që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen, pra saktësisht të kundërtën e asaj që kishte bërë tre vite më parë”, tha Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së.