19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaFinlanda ka ndërprerë lidhjet hekurudhore me Rusinë

Finlanda ka ndërprerë lidhjet hekurudhore me Rusinë

Kompania shtetërore finlandeze hekurudhore bën të ditur se nga fillimi i javës së ardhshme ndalon qarkullimin ndërmjet Helsinkit dhe qytetit rus të Shën Petërburgut, duke mbyllur për rusët një nga lidhjet e fundit të transportit me Bashkimin Evropian.

Për shkak të sanksioneve për Rusinë, shteti i tha VR Group (operatori hekurudhor) se nuk është më e përshtatshme të ofrohet transport për në Shën Petersburg, sqaroi sot kreu i sektorit të transportit të pasagjerëve, Topi Simola.

“Prandaj për momentin është ndalur qarkullimi”, shtoi Simola.

Deri më tani, trenat kanë lëvizur, ndër të tjera, për të lejuar finlandezët që jetojnë në Rusi të kthehen në Finlandë, tha për Helsingin Sanomat Ministri i Pronës Shtetërore Titi Tupurainen.

Trenat nga Rusia për në kryeqytetin finlandez kanë qenë të mbushur me njerëz që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe pezullimit të fluturimeve ndërmjet Rusisë dhe BE-së për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore.Kufiri midis Finlandës dhe Rusisë do të vazhdojë të jetë i hapur për makinat e pasagjerëve. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments