Situata kaotike në VLEN vazhdon të thellohet. Edhe pse mundohen të mbulojnë se VLEN-i është stabil, por pas deklaratave të Taravrit sikur ka shpërthyer i gjithë mllefi brenda saj.Në lidhje me situatën e krijuar në VLEN, Fatmir Limani në fillim e quajti Arben Taravarin “Kali i Trojes” dhe më pas vazhdon të ofendojë edhe më rëndë duke i thënë se ASH-ja kërkon kuaj për të krijuar komunikim me harambashat e BDI-së.
“Secili subjekt është vënë në kërkim të kuajve që mbajnë linjë komunikimi me harambashët dekadorë, të cilët janë në pragun e derës së çeliktë të burgjeve” ka shkruar Limani
Nga ASH-ja nuk ia kanë kthyer përgjigjen edhe pse në rrejtet sociale i thonë se “kali i trojës” është vet Limani pasi është i preferuari i Mickovskit.